Tronditet Franca/ 44-vjeçari qëlloi dhe dogji në mes të rrugës ish-gruan e tij

0
90

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një nënë 31-vjeçare është vrarë dhe më pas djegur në mes të rrugës nga ish bashkëshorti i saj.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Merignac, pranë aeroportit Bordeaux në Francën jugperëndimore, ku një grua 31 vjeçare nënë e tre fëmijëve është ndjekur dhe është plagosur nga burri i saj në mes të rrugës.

Ndërkohë më pas ish bashkëshorti e ka lagur me benzinë dhe i ka vënë flakën nënës së fëmijëve të tij. 31-vjeçari dhe 44-vjeçari ishin të ndarë, ndërsa fëmijët e tyre të moshës tre, shtatë dhe 11 vjeç jetonin me nënën e tyre.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit vetëm gjysmë ore pas ngjarjes së rëndë, ku i është sekuestruar një rrip i mbushur me municione luftarake

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here