Sara shfaqet çift me Atdheun jashtë emisionit dhe Geliani ka diçka për t’ju thënë

0
94

Vetëm 2 ditë më parë Geliani u deklarua  vetëm për Sarën në emision , pasi kjo e fundit e kishte bërë këtë gjë që javën e shkuar.

“Nuk e shoh veten me asnjë tjetër nga vajzat. Ka qenë një ndër pëlqimet e mia. Do ta shikojmë më vonë se si do të shkojë. Takimi me Sindin ka qenë shumë i bukur por unë nuk kam ndjenja, me vajzat e tjera unë kam shumë respekt. Kjo është deklarata ime”, tha Geliani.

Mirëpo asgjë nuk është harruar nga të dyja palët e madje sot Atdheu dhe Sara i kanë habitur të gjithë me një foto të përbashkët. Djali nga Kosova ka postuar në Instagram një foto me Sarën, në të cilën të dy shihen shumë pranë njëri-tjetrit dhe Atdheu i ka hedhur krahun Sarës rreth belit.

“Shif para se mbrapa jam unë”, ka shkruar Atdheu përkrah fotos.

“Bashkë zihemi, larg njëri-tjetrit nuk rrimë dot”, i komentoi Sara më pas poshtë fotos.

Por çfarë ka për të thënë Geliani pas gjithë këtyre deklaratave të forta?

Ai ka postuar në Instagram një foto ku një vajzë shihet duke zgjedhur mes disa maskave dhe përkrah imazhit Geliani ka shkruar:

“Cilën fytyrë përdore sot?”.

Më pas ai ka etiketuar Sarën në një postim ku shkruan: “Dil që këtej”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here