Prej sot/ Mësimi në shkolla për nxënësit e arsimit parauniversitar…

0
301

Kjo e martë shënon rikthimin e të gjithë nxënësve të arsimit parauniversitar nga klasa 1-12, në mjediset fizike të shkollave duke ruajtur dhe respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik sikurse janë përcaktuar qartë nga MSHMS.

Ministrja Kushi ka bërë me dije se ashtu si në fillim të këtij viti shkollor, do të lihet në fleksibilitetin e shkollave për të hartuar specifikisht grafikun mbi zhvillimin e procesit mësimor sipas skenarit të parë: qoftë ai me një, dy apo me shumë turne, në varësi të numrit të nxënësve apo kushteve të shkollës.

Kushi ka nënvizuar se sfida më e madhe janë  provimet e Maturës Shtetërore dhe mbyllja me sukses e këtij viti shkollor.

Vendimi për rikthimin e nxënësve në shkolla u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here