Andia Ulliri: Të rinjtë votuan masivisht ndryshimin, në fushatë u përballa me makinerinë e pushtetit…

0
331

E ftuar në Syri.Tv në Emisionin e Mëngjesit, ‘Kafe Shqeto’ ishte deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri.

Ulliri është edhe deputetja më e re e Parlamentit në legjislaturën e ardhshme, ajo përfaqëson zonën e Fushë-Krujës, gjatë diskutimit në emisionin e mëngjesit ajo preku problematikat që ka hasur në fushatë, kushtet e pabarabarta të fushatës zgjedhore dhe përballjen me makinerinë e rëndë të pushtetit që u vendos në shërbim të kandidatëve të PS-se

Fushata imë është orientuar drejtë të rinjtë edhe për faktin se jam edhe përfaqësuesja dhe zëri tyre. Synimi parësor që kam pasur në fushatë ishte të përçoja si duhet programin e Partisë Demokratike për Rininë se si ne do të jepnim zgjidhje tre pikave kryesore si arsimi,papunësia dhe emigrimi.

Në zgjedhjet e 25 prillit kam pasur mbështetjen e të gjithë grupmoshave pa përjashtim, por më së shumti kam parë mbështetjen e rinisë të cilët kanë dale edhe nga rryma tradicionale e votimit familjar duke arritur të bëjnë zgjedhjen, ndryshimin me një votim për Partinë Demokratike.

Fakt shpresëdhënës është edhe takimet masive që kam pasur me votuesit për herë të parë, ata u afruan dhe u bënë pjesë e fushatës tonë sepse besonin se përfaqësonim ndryshimin.

Mënyra e votimin ka shkaktuar konfuzion te votuesit pasi nuk ishin njohur mirë me fletën e votimit gjë që ka sjellë shumë vota të pavlefshme.

Shitblerja e votës është evidentuar në mënyrë të frikshme edhe në këtë fushatë por ka pasur raste që u është premtuar çdo gjë për tu marrë votën. Të rinjve  është tentuar tu ofrohet para dhe të mira materiale për t’i joshur.

Policia, administrata dhe e gjitha struktura shtetërore është përdorur në funksion të kandidatëve të mazhorancës e cila ishte një fushatë që nisej në kushte jo të barabarta.

Partia demokratike nuk duhet që të njohë zgjedhjet që u zhvilluan sepse ishin një masakër elektorale, pushteti përdori të gjitha mjetet jo demokratike dhe të jashtëligjshme e për pasojë sollën edhe diferencën e ngushtë me opozitën.

Unë do të jem një model i ri në politikën shqiptare pasi jo gjithmonë ndjekja e ‘turmës’ sjell të mira por të gjitha vendimet e që do të marr do të jenë në përputhje me interesat e komunitetit që unë përfaqësoj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here