Paloka: Nuk do t’i njohim zgjedhjet, më habiti urimi i Dukës për PS-në

0
254

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka këtë të hënë nga Radar Informativ në ABC ka bërë me dije se Partia Demokratike nuk do i njohë zgjedhjet.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e qartë mënyra se si u bë e gjithë fushata zgjedhore e 325 prillit , sipas tij PD po grupon të gjithë faktet për të vërtetuar se ky ishte një proces i korruptuar dhe i vjedhur.

Paloka ndër të tjera në fjalën e tij është shprehur se vendimet e tyre për të qenë në parlament ose jo do të vendoset hap pas hapi, dhe mbi të gjitha ato po presin raportin e OSBE-ODIHR

“Tani kjo është bërë e qartë, unë personalisht e kam deklaruar më shumë se njëherë se nuk njihen këto zgjedhje. Nuk diskutohet se PD nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit pasi nuk ishin të tilla. Qëndrimet kanë qenë të qarta dhe nuk besoj se ka dilema për qëndrimin e PD-së dhe kryetarit , ndaj s’duhet të ketë dilema askund.

Basha dhe PD janë në një proces dhe kemi ngritur një grup me specialistë dhe juristë që po merren me problematikën e zgjedhjeve dhe me sistemimin e problemeve që ne i kemi nisur gjatë të gjithë fushatës zgjedhore, që janë denoncime e grupuara në lidhje me çdo parregullsi që është bërë gjatë këtij procesi. Unë si ish gazetar unë jam më i prerë dhe më i qartë. Nëse nuk do të më kishe ftuar në emision s’do e kishe kuptuar.

Mosnjohja e zgjedhjeve është që vendimet do i marrim hap pas hapi, si fillim do të sistemojmë provat që kemi, do të presim raportin e OSBE-ODIHR dhe pas kësaj ne do të mbajmë dhe qëndrime tona politike”, tha Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here