Laçi likuidon Kukësin, bardhezinjtë rikthehen në garë për titull

0
139

Laçi thyen pastër Kukësin dhe mban të ndezur objektivin e tyre të vetëm, titullin kampion.

Pesë javë përpara fundit, bardhezinjtë e Shpëtim Duros mbetet faktor në garë katërshe për të triumfuar në Superligë. Në një ndeshje jo pak delikate, përballë një kundërshtari të dalë jashtë çdo objektivi por sigurisht me emër të madh, ishte Regi Lushkja ai që bën heroin.

Vendasit e nisën sfidën me ritmin e duhur ku një gafë e Bruno Lulaj solli një 11-metërsh që në minutën e 5-të.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Regi Lushkja gaboi në tentativnë e parë por topi i mbetur në zonë i dha mundësinë ta dërgonte në rrjetë dhe Laçin në avantazh. Ky episod nuk kaloi pa kontestime me lojtarët e Kukësit që protestuar për parregullsi në ekzekutimin e këtij 11-metërshi.

 

 

Eze shpërdoroi disa raste të pastra për të barazuar shifrat dhe në momentin më të mirë të Kukësit, ishte sërish Regi Lushkja që me një gol për katalog dyfishojë shifrat. Rezultati mbeti i pa ndryshuar deri në fund me Laçin që arrin të marrë një trepikësh jetik në garë e tyre për të synuar deri në fund titullin kampion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here