U konfliktuan dhe goditën dy infermierë në spital, prangosen 4 persona

0
88

Vihen në pranga 4 autorët të cilët dyshohen se goditën për shkak të detyrës dy infermierë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë.

Këta persona janë paraqitur ditën e sotme, në ambientet e Spitalit e Korçës, për të kërkuar ndihmë mjekësore, janë konfliktuar me fjalë dhe më pas kanë goditur për shkak të detyrës, dy infermierë të këtij spitali

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Ç., 43 vjeç; S. M., 45 vjeç; T. M., 23 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç, banues në Korçë. Këta shtetas, janë paraqitur ditën e sotme, rreth orës 16:20, në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, për të kërkuar ndihmë mjekësore, për shtetasin E. Ç., i cili ndodhej në gjendje të dehur dhe në bashkëpunim mes tyre, janë konfliktuar verbalisht dhe më pas kanë goditur për shkak të detyrës, dy infermierë të këtij Spitali konkretisht shtetasit E. B. dhe F. C., me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur.” – njofton policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here