Gati për fundjavë, por moti ka disa surpriza për ju…

0
118

Për ditën e Shtunë në vend do të ndikojnë masat ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por në pjesën e parë të ditës nuk do të mungojnë edhe periudhat e shkurtra me diell, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Duke filluar nga orët e drekës në pjesën më të madhe të vendit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Lokalisht reshjet në formën e stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 3-4 ballë.

Sa i përket ditës së Diel masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi vendin tonë. Deri në orët e mesditës moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Gradualisht pritet një përmirësim i kushteve meteorologjike ku vranësirat do të lënë vendin kthjellimeve.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 3-4 ballë.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here