Vokshi: Rama vleu votat, përpos mbështetjes tonë, nuk mund të luftojmë me krimin dhe paratë e drogës

0
87

E ftuar në RTV Ora, tashmë deputetja e PD-së e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Albana Vokshi u shpreh se PD ka denoncuar disa blerjen e votës këto zgjedhje.

Vokshi theksoi se gjëra të tilla janë mohuar nga policia dhe prokuroria, duke vepruar njëlloj si me dosjen e 184 dhe 339.

Vokshi: Fytyra e fushatës së Ramës ishte një prej fakteve që e kemi denoncuar sot. Ne denoncuam se brenda makinave të vrasjes së Elbasanit kishte elementë që provonin vjedhjen dhe blerjen e votës. Por kjo gjë u mohua nga organi i akuzës dhe policia. Unë kam denoncuar disa herë në SPAK krime të tille. Këtu janë mbyllur dosjet e famshme të Dibrës dhe të Shijakut. E njëjta gjë do të bëhet edhe tani, sepse njëri prokuror është familjar me njërin nga kandidatët e PS-së.

Deputetja demokrate pohoi se përpos mbështetjen dhe përpjekjeve të opozitës, nuk mund të luftohej kundrejt krimit, trafikut dhe parave të drogës.

Vokshi: Megjithatë, përpos mbështetjen dhe përpjekjeve tona, nuk mund të luftohej kundrejt krimit, trafikut dhe parave të drogës. Ne kemi një rritje 30-40% te qytetarët që na kanë besuar se do të bënim ndryshimin. Po përballë makinerisë së Ramës, ku njëra degë është krimi dhe bandat është një gjë tjetër. Po ashtu edhe databaza e PS-së që na kontrollonin përmes të dhënave.

Vokshti tha se ka bërë denoncime për mbylljen e shtabeve elektorale të Ulsi Manjës dhe Ogerta Manastirliut të cilat ishin hapur dhe ishin si celula për shitje votash.

Vokshi: Unë vetë kam bërë denoncime për mbylljen e shtabeve elektorale të Ulsi Manjës dhe Ogerta Manastirliut të cilat ishin hapur vetëm 10 metra larg dhe ishin si celula për shitje votash. Unë e kam kërkuar jave më parë mbylljen e tyre, ndërsa vendimi për mbylljen e tyre ka dalë vetëm dje, gjë që është qesharake. A janë institucionet duke zbatuar ligjin në këtë rast?  

Vokshi shtoi se në këtë rast SPAK nuk po vepron përpos gjithë denoncimeve të bëra dhe se kanë qenë shumë para ditët e fundit duke u justifikuar për rindërtimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here