Komiteti i Ekspertëve: Gjimnazistët t’i kthehen bankave, jo mësim të alternuar…

0
117

Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se shkollat e mesme mund të kthehen në klasa dhe të mos e zhvillojnë mësimin në mënyrë të alternuar. Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, tha se kjo gjë duhet të bëhet në përputhje me rregullat e vendosura nga ekspertët.

 

 

“Siç shihet, KT ka arritur në konkluzionin që situata është e qëndrueshme, por ka një rritje të lehtë të shtrimeve në spitale dhe thirrjeve të 127. Shpresoj që kjo situatë të mos rëndohet. Janë vaksinuar me dy doza, personeli mjekësor, një pjesë e mirë e arsimtarëve kanë përfunduar dozën e parë, po vijon dhe vaksinimi për kategoritë e tjera. Jemi nga vendet e para për ritmin.

Duke peshuar masat që kemi marrë, KT mendon që të propozojë ministrisë të arsimit, që të kalojë atë parauniversitar në kombinuar, në kthimin në klasë, duke ndjekur në mënyrë rigoroze masat. Duhet të respektojmë distancimin fizik.

Vetëm me këto masa, me këtë ritëm, edhe me shtimin e vaksinimit, do të mundim të kemi një kontroll të mirë mbi pandeminë. Një rritje të ekonomikë dhe realizim të mirë të aktiviteteve të turizmit”, tha Rakacolli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here