Bushati bën deklaratën epike: Pse të shkoj Basha në parlament? T’i bëjë “gojore” Edi Ramës?

0
2056

Analisti Andi Bushati ka dhënë sot në “Open” idenë e tij, për hapat e radhës që duhet të bëjë tashmë opozita pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ai tha se nuk duhet të shkojë në parlament derisa të zbardhet e vërteta e manipulimit të këtyre zgjedhjeve, madje nuk duhet të ketë komunikim me asnjë ambasador që blihet nga kryeministri Rama.

Mirëpo kur e pyeti moderatorja Eni Vasili se pse duhet të zgjedhë sërish rrugën e braktisjes së institucioneve, Bushati i është përgjigjur: Po përse duhet të shkoj? T’i bëjë gojore Edi Ramës në parlament?

Hila: A vritet njeriu për kartat?

Bushati: Kjo është pyetje me vend. Unë e kam thënë që atë njeri e vrau Taulant Balla me Edi Ramën sepse ai njeri duhet të ishte në burg që atë ditë në 14 mars me gjërat që bëri dhe do i shpëtonin jetën.

Hila: Unë kam info që ishte opozita që e kërkoi sherrin.

Bushati: PD duhet që të mos shkojë në parlament derisa të nxjerrë të gjitha faktet dhe të zbardhet e gjithë skema e pushtetit për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Duhet të ndërpresi komunikimin me çdo ambasador të paguar që janë të paguar nga Edi Rama dhe sa herë bën një status Sali Berisha i çon Rama këta ambasadorë t’i bëjnë presion Lulzim Bashës.

Vasili: Prova?

Bushati: Çfarë provash do më? Unë t’i dhashë. Kur kapet drejtori i policisë së shtetit duke gënjyer për provat në mbrojtje të kamikazëve të PS, s’ka nevojë për provë tjetër. Gjithë policia është vënë në dispozicion të Taulant Ballës. Nëse Gjinushi nuk merr dot asnjë votë dhe e blen Tom Doshi merr 3 mandate, nëse babai i merr votat si çam dhe djali i tij i merr si tirons në Tiranë, këtu është hedhur lekë. Duhet të mos shkojnë në parlament.

Vasili: E ka provuar njëherë PD të braktisë parlamentin.

Bushati: Po përse duhet të shkoj? T’i bëjë gojore Edi Ramës në parlament?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here