Teuta rimerr kreun e Superiores, Partizani merr pikë mes tensionesh në Laç

0
174

Kategoria Superiore ka sjell 3 ndeshje pasditen e sotme. Teuta rikthehet sërish në krye të kampionatit, pas fitores së pastër 2-0 kundër Kukësit, që konfirmon krizën e madhe që e ka mbërthyer.

Blerim Krasniqi shënoi një super gol në minutën e 12-të me një goditje shumë të bukur fluturimthi brenda zonës. Në minutën e 67-të, Rustem Hoxha vulosi fitoren e skuadrës durrsake.

Partizani ka arritur që të dalë me një pikë nga transferta shumë e vështirë dhe e tensionuar me Laçin. Masat anti-covid ishin harruar në këtë ndeshje, teksa tifozët shijuan në stadium barazim 2-2. Çinari zhbllokoi sfidën që në minutën e 10-të pas një rrëmuje në zonë, por 8 minuta më pas Musta vendosi baraspeshën.

Në fillimin e pjesës së dytë bardhezinjtë kaluan në avantazh me Julian Shehun. Gjithsesi 10 minuta nga fundi Junior gjeti dhe golin e barazimit që e mban Partizanin në vendin e dytë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here