Qëndrimet e Nishanit/ Salianji: Bëri fushatë nga TV, fërkoi duart për humbjen tonë

0
219

 

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet Ervin Salianji, ka komentuar deklaratën e ish- presidentit Bujar Nishani, ne te cilen Nishani u shpreh se Kryedemokrati duhet të japë dorëheqjen.

Në një intervisë për Ora News, me Matilda Mcinin, u shpreh se nuk do të merret me persona që e kanë ndjekur fushatën nga televizori.

“Nuk ka një mbledhje të Kryesisë të Partisë Demokratike. Nuk dua të merrem fare me emra që e kanë ndjekur fushatën nga ekrani, duke fërkuar duart se mos rrëshkasë Partia Demokratike. Pse për këtë interes jemi ne? Për këtë janë përplasur njerëzit? Jemi në situatën kur nuk ka përfunduar porcesi zgjedhor me të gjithë elementët e veta. Unë sot nuk jam i gëzuar por jam mirënjohës ndaj të gjithëve.

Teksa ka komentuar edhe ftesën e Ramës për bashkëpunim, Salianji theksoi se kjo është metodë e tij për të larguar vëmendjen, duke qenë se sipas tij zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të ndershme.

“Të gjitha këto janë elementë që Edi Rama i bën për të mbuluar problemet thelbësore që ka pasur procesi zgjedhor. I bën të gjitha për të zhvendosur vëmendjen nga problemet që ka pasur ky proces zgjedhor për të mos pasur zgjedhje të lira dhe demokratike. “

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here