Përse nuk pati tërmet në Dibër e Vlorë!?

0
165
Nga Elmaz Sherifi
Perse ne Vlore, PS u votua me pak se ne 2017-en ?
Celibashi e shpalli rezultatin paraprake te zgjedhjeve parlamentare. PS me 74 mandate, PD me 59 mandate, LSI me 4 mandate dhe PSD me 3 mandate. U “shkrine si bora ne kripe”, partite e dala nga PD vetem nje muaj nga dita e zgjedhjeve, dhe Rudina qe pretendonte se ishte e PD, kandidoi me “thurjen”, e mbeti pa mandat.
Perse nuk fitoi opozita ? Sepse ndryshimi i legjislacionit zgjedhor u be, per here te pare ne Shqiperi, nga dy maxhorancat parlamentare, PS dhe “opozita e opozites”, pa opoziten reale, kunder standardeve demokratike, per ta demtuar ate dhe procesin zgjedhor.
Por, edhe pse ndryshimet kushtetuese e ligjore i eleminuan koalicionet parazgjedhore, dhe i “shkrine” partite politike, edhe pse shteti u vu ne dispozicion te zgjedhjeve, edhe pse partite e reja te dala nga PD i hoqen rreth 35 mije vota opozites, edhe perse shitblerja e votes u pasqyrua ne raportin paraprak te institucioneve nderkombetare qe monitoruan zgjedhjet, edhe pse u bllokua hyrja e emigranteve nga Greqia e Maqedonia e Veriut per te votuar, nese LSI, do te kishte kandiduar ne nje liste me PD, opozita do i kishte fituar zgjedhjet minimumi me 71 mandate.
Pas zgjedhjeve Presidenti i Republikes beri mesazhin e percjelljes me qetesi te procesit, deri ne numerimin e votes se fundit, kryeministri e ngriti podiumin e fitores para Monumentit te Skenderbeut dhe Kryetari i Koalicionit Opozitar, iu dha pergjigje fteses se Rames per bashkqeverisje, me premtimin, se do e kete ” balle per balle”, dhe padurimit te disa drejtuesve te PD, qe i kerkuan doreheqje, pa u certifikuar zgjedhjet, me neglixhence.
Nga nje analize paraprake e rezultateve, lindin disa pyetje dilematike.
Perse Shqiperia u nda, kuq e blu, ne Lumin e Matit ?
Perse nuk pati “termet” ne Diber e Vlore ?
Perse Dibra e “termetit” te 2017 u fitua nga PD, dhe Vlora ku Rama ka bere investimet me te medhaja,ne historine shekullore, pati ulje te rezultatit te zgjedhjeve per PS, krahasuar me rezultatin e 2017-se ?
Kjo ndodhi, sepse ne te dy qarqet, funksionoi thirrja e Presidentit “rrembeni sfurqet”, nese preket vota e lire e zgjedhesve. Ne Diber Mziu i “mbylli ne makine” shperndaresit e lekeve per blerjen e votave, ndersa ne Vlore, “mjeshtrat e termetit”, i tmerroi “hija e Presidentit” !
Perse PS pati tkurrje ne Qarkun e Fierit, qe konsiderohet bastion i saj, ne raport me rezultatin e 2017-se edhe kur Erdogan u “dhuroi” spitalin, dhe pati rritje ne Elbasan ku sundon krimi ?
Sepse procesi zgjedhor ne Fier ishte me i drejte, ndersa ne Elbasan bandat qe kane terrorizuar zgjedhesit, nuk u ndeshkuan, edhe kur u bene shkak per vrasjen e nje banori, ndersa biznesmenet e tipit te “peshkut vrases”, dolen ne fushate zgjedhore, sikur te kandidonin per deputet.
Shikoni videot qe jane bere meme ne rrjetet sociale, ku nuk fshihet qellimi i maratones, nga Shqiperia e Mesme, deri ne Veriun e Shqiperise, sikur te ishte lider i PS.
Le ta mbyllim me kaq kete opinoin, per te pritur rezultatin zyrtar perfundimtar.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here