Bogbani: Nuk është momenti per dorëheqjen e kryetarit. Duhet bërë analiza dhe më pas të gjenden përgjegjësit

0
110

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, thotë se pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, edhe vetë kreu i PD, Lulzim Basha, po mendon dorëheqjen. I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Bogdani  shtoi se përgjegjësia fillon nga niveli më i lartë deri tek më i ulëti dhe se kjo nuk ishte vetëm humbje e deputetëve, por për gjithë shqiptarët.

Intervista e Gerti Bogdanit:

Bogdani, si i shihni ju zërat që kërkojnë largimin e Bashës, i cili la edhe për 4 vjet Partinë Demokratike në opozitë?

Bogdani: Me këtë rezultat është mëse e natyrshme. Ka njerëz që e shohin në këtë mënyrë, por është për tu vlerësuar dhe për tu parë koha e vlerësimit, duhet parë çfarë nuk shkoi dhe çfarë mund të bëjmë më shumë për të ruajtur votën. Ka shumë gjëra që duhen parë dhe korrigjuar me kujdes. Mbi të gjitha është numri i pavlefshëm i votave që janë të disa kategorive, ngatërrimi që ishte një handikap shumë i madhe në këto zgjedhje. Një trupë gjykuese që është eksperte vendosi për ta bërë me numra.

Është herët për të kërkuar largimin e Bashës?

Bogdani: Përgjegjësia fillon nga niveli më i lartë tek më i ulëti. Për sa kohë ka 1000 komisionerë të PD që vijojnë procesin e numërimit nën presion të madh duhet respektuar puna e tyre. Më pas të shohim çfarë duhet bërë. Nuk është ky momenti, nuk ka dalë ende rezultati. Të respektojmë sakrificën e qytetarëve që na votuan në një proces që ka qenë ndër më të shtrenjtët nga teknologjia, por edhe për të blerë votën. Pasi të mblidhen faktet do ketë një analizë dhe përgjegjës. Edhe Basha e mendon dorëheqjen. Kjo nuk është vetëm një humbje e deputetëve, por për gjithë shqiptarët që do të shohin të njëtin film.

Partia Demokratike ka çuar në ne KQZ një kërkesë për pamjet filmike. Ju jeni në dijeni konkretisht ne cilat KZAZ ka dyshime për parregullsi?

Bogdani: Kërkesa është për të gjitha KZAZ-të dhe nuk është për PD por për procesin në përgjithësi. Njerëzit që kanë tentuar të tjetërsojnë votën duhet të vihen prapa hekurave, duhen bërë disa shembuj që në të ardhmen të kemi proces të pastër. Sistemi zgjedhor do të kishte ndikim dhe do ndihmonte zgjedhësit ta kenë më të lehtë.

Zoti Bogdani deri të hënën në mesditë Partia Demokratike ka folur për një proces të shkëlqyer. Kur është informuar Partia Demokratike për këto probleme?

Bogdani: Gjerat janë konstatuar që në ditën e parë. Dita e procesit ka qenë e qetë. Dita e zgjedhjeve ishte perfekte, por ajo çfarë ndodh më përpara është për tu shqetësuar dhe ka një sërë aktakuzash që duhen parë me seriozitetin e duhur.

Gjatë fushatës por edhe ditën e votimit Partia Demokratike kishte të angazhuar një strukturë për mbrojtjen e votës, një anëtar i së cilës është në pranga sot pas ngjarjeve në Elbasan.

Bogdani: Rasti i Elbasanit është fatkeqësi që nuk duhet të ndodhte. Një vend që supozohet të jetë demokratik të flasë për këto ngjarje. Kjo është pjesë e organizimit të zgjedhjeve. Duhet drejtësia të zbardhë ngjarjen. Deformimi i votës me presion të administratës ka qenë në përmasa masive. Në momentin që ti e blen votën nesër nuk do punosh për votën, por për ta blerë atë.

Rama ka kërkuar bashkëpunim me opozitën, për çfarë bashkëpunimi bëhet fjalë?

Bogdani: Fjalimi në shesh i Ramës ishte hipokrizi sepse hodhi poshtë gjithë atë që thane në fushatë për Covid-in dhe i mblodhën ditën e fitores qytetarët kokë më kokë. Nuk mund të ofrojë bashkëpunim Rama sepse e di si ka ardhur në pushtet. Për procesin e integrimit PD ka qenë bashkëpunuese, thjeshtë për t’i bërë qefin Ramës nuk ka bashkëpunim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here