Përfundon procesi i votimit në burgun e Fierit, votojnë 186 të dënuar e të paraburgosur

0
67

Ka përfunduar procesi i votimit në Burgun e Fierit. 186 të dënuar dhe të paraburgosur kanë votuar në mjediset e burgut, nga 256 të burgosur me të drejtë vote.

Mësohet se 70 të dënuar me të drejtë vote nuk kanë pasur mjet identifikimi, kartë identiteti apo pasaportë biometrike, ndaj dhe nuk kanë mundur të votojnë.

Ndërsa, një pjesë tjetër janë përjashtuar nga procesi i votimit, për shkak të ligjit të Dekriminalizimit. Ndërkohë, kutitë e votimit do të dërgohen në qendrën e numërimit në Patos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here