Patronazhistët/ Krasniqi: Dy vende evropiane do ta vënë kusht për Shqipërinë hetimin e skandalit me të dhënat

0
534

Analisti Afrim Krasniqi u shpreh se me patronazhistët politikanët shqiptarë bëjnë batuta.

Nderkohe i ftuar në studion e A2 tha se dy vende evropiane do ta vendosin kusht për vendin tonë hetimin e skandalit të të dhënave.

“Patronazhistët janë bërë histori batute në Shqipëri, por po ju them që kur të bëhet vlerësimi për progresin e Shqipërisë, dy shtete evropiane do ta kenë çështjen e hetimit të skandalit të të dhënave si kusht për vendin tonë. Ata e kanë marrë shumë seriozisht. Batutat vlejnë për militantët sonte, por Shqipëria do të japë llogari për të gjithë të dhënat personale që ka shpërndarë në publik. Në dijeninë time, të paktën dy shtete do të ngrenë si kusht për Shqipërinë. Dy shtete kritike kanë zëvendësuar një kriter tjetër me këtë”, u shpreh Krasniqi.

“Kjo është një çështje serioze, por në Shqipëri gjërat serioze nuk kanë vlerë përsa kohë që luftohet për pushtet. Nuk kanë vlerë as standardet, as liritë dhe të drejtat e njeriut, as kutia e votimit…”, shtoi Krasniqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here