Memaliaj/ Drejtori i policisë i shkarkuar për trafik droge përplaset me mbështetësit e PD-së dhe LSI-së…

0
151

Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit në Memaliaj, ku ish drejtori i Policisë Arjanit Arapi i cili është shkarkuar më parë për trafik droge, është përplasur me përfaqësuesit e PD dhe LSI.

Burime të Fax News bëjnë me dije se ka pasur një incident ditën e sotme në një qendër votimi në Memaliaj.

Në pamje shfaqet ish drejtori i policisë i cili është shkarkuar për trafik droge , duke u përplasur me përfaqësues të PD dhe LSI.
Incidenti shkaktoi rrëmuja në Memaliaj, duke bërë që të mblidhen shumë njerëz ndër to edhe ministri i brendshëm Bledi Cuçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here