“Dita e shqiptarëve”, thirrje nga Meta: Qytetarët të votojnë të lirë!

0
82

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një intervistë për ABC i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë të lirë.

“Sot të gjithë janë të barabartë, nga presidenti deri tek shqiptari më i thjeshtë. Sot duhet të kuptojnë se fuqia është e qytetarëve”, tha Meta.

Ai gjithashtu tha se është në kontakt të vazhdueshme me trupin diplomatik.

“Mezi presin që Shqipëria t’i tregojë mbarë botës që ka një popull evropian. Qytetarët të votojnë të lirë”, theksoi Meta

Sa i përket mesazheve të tij shpeshherë të ashpra tha se kanë qenë për kriminelët, ndërsa shtoi se “kam qenë jam dhe do të jem gjithmonë me kushtetutën dhe popullin e Shqipërisë”.

Ai gjithashtu tregon se kur votoi bëri shenjën e fitores, ndërsa tha se kjo është shenja e fitores të cilët e ka bërë që nga dy marsi.
“Sot do të jem kudo online”, përfundoi presidenti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here