Aksident tragjik në Austri, ndërrojnë jetë dy shqiptarë

0
163

Një aksident tragjik ka ndodhur pas një përplasjeje mes dy makinave afër St.Pölten të Austrisë. Dy persona humbën jetën në këtë aksident, i cili ndodhi të dielën në mëngjes në Westautobahn (A1).

Pesë persona të tjerë u lënduan, disa rëndë, ka njoftuar Departamenti i zjarrfikësve në St. Pölten-Stadt, shkruajnë mediat austriake.

Sipas policisë, aksidenti erdhi pasi që dy makina u përplasën, njëra prej të cilave thuhet se po lëvizte në krahun e gabuar, përcjell albinfo.

Përplasja ka ndodhur rreth orës 3:30 minuta të mëngjesit midis Loosdorf (qarku Melk) dhe St.Pölten, në rrugën për në Vjenë.

Ff.st .polten Stadt 780x439

Sipas policisë austriake, një makinë ka goditur makinen shqiptare, në të cilën gjendeshin brenda katër persona me shtetësi shqiptare.

 

Dy prej tyre mbetën të vdekur. Dy të tjerë dhe tre rumunë që ishin nga automjeti i dytë i përfshirë në aksident kanë marrë lëndime të rënda, përcjell tutje albinfo.at.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e emergjencës, nga ku zjarrfikësit nxorën viktimat nga automjeti, ndërsa të lënduarit u dërguan menjëherë në spitalin e afërt.

Identiteti i viktimave dhe të plagosurve ende nuk është bërë i ditur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here