Skandal në Hipotekën e Sarandës, shpërndahen leje legalizimi ‘pa hesap’/ Punonjësit nxirren me detyrim në punë…

0
124

Kandidati i LSI, Dhimitraq Lapa dhe shtabi elektoral i PD-së në Sarandë kanë denoncuar sot me pamje se si Agjencia Shtetërore e Kadastrës po shpërndan certifikata dhe leje legalizimi ditën e sotme, që është dhe heshtje zgjedhore, po ashtu dhe ditë pushimi.

Në video shihen eksponentët e opozitës që bisedojnë me punonjësit të cilët pyeten pse janë në punë sot, që përveçse është ditë pushimi, është dhe heshtje zgjedhore

Si opozitë e bashkuar denoncojmë këtë krim që ka ndodhur ditën e sotme. Sot është heshtje elektorale dhe ASHK është vënë në dispozicion të pushtetit duke shpërndarë certifikata dhe leje legalizimi. Këto fakte do ti denoncojmë në KQZ dhe në organet përkatëse “, tha Lapa për mediat.

Gjithashtu një tjetër mbështetëse e PD-së u shpreh se kjo që po ndodh në Sarandë është aferë e pastër korruptive:

Sot qytetarët janë thirrur për të marrë certifikata për shtëpitë e tyre. Para disa ditësh shpërtheu skandali që do të jepen 100 mijë legalizimi dhe ja ku jemi sot teksa po shpërndahen leje legalizimi. Jashtë kamerave vetë punonjësit na kanë thënë që jemi marrë me detyrim të jemi këtu dhe kemi foto dhe video që shihen qytetarë që hyjnë e dalin me certifikata në duar. U bëjmë thirrje organeve të ndalin këtë krim elektoral që po bëhet me shitblerjen e votës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here