Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë Arrest me Burg për Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i akuzuar për plagosjen e Bledar Okshtunit, ngjarje e ndodhur brendësi të zyrave elektorale të Partisë Demokratike Kavajë.
Ndërsa për dy të arrestuarit e tjerë Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla, të akuzuar si bashkëpunëtor në fshehjen e ngjarjes gjykata ka vendosur arrest shtepie.