Vota është e shenjtë!!! Blushi-Lefter Kokës: Durrësi është i Qytetarëve dhe i jo zuzarëve, siç i quante rilindasit dikur Teri Sekseri…

0
209

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i është përgjigjur ish-ministrit Lefter Koka, për akuzuat që ky i fundit bëri ndaj kreut të shtetit në një reagim në Facebook.

Blushi i kujton Lefter Kokës deklaratat e tij kundër Rilindasve, të cilët i quante dikur zurarë dhe sot është në krah të tyre.

“Porositë e fundit për Qarkun e Durrësit dhe Lefter Lefterin, alias Teri Sekserin, jepen nesër, po nga Durrësi. Koha e zgjedhjeve të standardeve të Shijakut ka përfunduar!

Vota është e shenjtë dhe e paprekshme! Durrësi është i Qytetarëve dhe i jo zuzarëve, siç i quante rilindasit dikur Teri Sekseri, në krahët e të cilëve sot ka gjetur veten denjësisht.

Presidenti i Republikës do të jetë të dielën në Durrës gjatë votimit dhe në Vlorë gjatë numërimit!

Asnjë votë e qytetarëve durrsakë nuk do të preket. Edhe tre ditë dhe nis Llogaridhënia!”,- deklaron Tedi Blushi në një reagim në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here