Ngjarja në Elbasan, Demiraj: Është situatë që ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të Policisë

0
121

Në një intervistë për Ora News, eksperti i sigurisë dhe ish ministër teknik i brendshëm Kolonel Dritan Demiraj ka komentuar situatën me rendin në vend në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Teksa u ndal te ngjarja e djeshme në Elbasan ku mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë, Demiraj e cilësoi problematike situatën në këtë qytet.

Situata e sigurisë nuk është aspak normale. Jemi vetëm tre ditë para zgjedhjeve. Është situatë që ka ardhur në këtë nivel si pasojë e mosfunksionimit të Policisë, e cila për hir të vërtetës, që nga fillimi i zgjedhjeve, ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga politika. Pra, nga kryeministri Rama dhe drejtuesit e qarqeve“.

Demiraj bëri edhe një krahasim mes dy drejtuesve politikë në këtë qark, Gazment Bardhi i PD dhe Taulant Balla i PS.

Kemi Gazment Bardhi nga PD dhe Taulant Balla. Dihet kush është Gazment Bardhi, djalë i ri, i shkolluar, jurist i përkryer, pa asnjë lidhje me krimin i cili ka drejtuar me kompetencë dhe shumë profesionalizëm PD si sekretar i përgjithshëm. I qetë gjatë këtyre zgjedhjeve, pra ka qenë model. Nga ana tjetër kemi Taulant Ballën, i cili për 8 vite me rradhë i janë vërtetuar lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe me të gjithë grupet kriminale në këtë qytet”.

Ditën e dielë shqiptarët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë që do të qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme, ndërsa situata në disa qarqe nuk shfaqet e qetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here