Mitingu i madh i LSI, Kryemadhi: Më 25 prill shpëtojmë Shqipërinë nga pengmarrja e Rilindjes

0
2

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se beteja e 25 prillit është beteja për të ardhmen e vendit me të keqen që përfaqëson rilindja.
“Jepini fund më 25 prill asaj që ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët. Motra dhe vëllezër, Shqipëria jonë është në rrezik dhe në këto zgjedhje ne kemi një mision, të bëjmë Shqipërinë që të ndjehet shtëpia e shqiptarëve”,- tha Kryemadhi.

Në takim folën drejtuesit e LSI në 12 qarqet e vendit. Drejtuesi i qarkut të Korçës, Endrit Braimllari u shpreh sot në mitingun e madh të LSI, se pjesëmarrja masive në këtë takim është dëshmia e fitores së madhe të 25 prilli.

“Beteja e 25 prillit është për fëmijët tanë, për t’i kthyer shpresën dhe punësimin të rinjve dhe të rejave të këtij vendi”,- tha Braimllari.

Drejtuesi i LSI-së në Qarkun e Beratit, Ardit Çela deklaroi në mitingun e madh të LSI në Tiranë, se më 25 prill Shqipëria do të shkëputet nga keqqeverisja dhe korrupsioni i Rilindjes.

“Rilindjen do e dërrmojmë në çdo qendër votimi në qarkun e Beratit dhe gjithë Shqipërinë”,- tha Çel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here