LSI mbyll fushatën elektorale paditen e sotme, qindra simpatizantë të saj nga Fieri nisen drejt Tiranës

0
97

Teksa nuk na ndajnë shumë nga ceremonia e përmbylljes së fushatës elektorale të LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit, festa ka nisur në Fier. Të shumtë kanë qenë përfaqësues dhe mbështetës të kësaj partie që janë nisur me makina, të mbuluara me flamurin e LSI-së, që kanë nisur udhëtimin nga Fieri, për t’ju bashkuar ceremonisë që do të nisë në orën 18:00 në Tiranë.


Kjo ceremoni do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa kulmi i përmbylljes së kësaj feste për LSI do të jetë fjalimi i kryetares, Monika Kryemadhi.

‘BalkanWeb’ mëson se në aktivitetin e fundit të fushatës elektorale do të flasin edhe figura të tjera të LSI-së, siç është Ardit Çela, Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi, etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here