‘Kush qëlloi i pari’/ Ardi Veliu kyç gojën, nuk jep detaje: Është sekret hetimor, nuk ua them dot….

0
308

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka dhënë një deklaratë për mediat, mbi ngjarjen e rëndë që tronditi dje Elbasanin, ku u vra Pjerin Xhuvani, dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Veliu tha se janë arrestuar 10 persona, që kanë qenë pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave pranë PD-së, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi Klement Xhaferri.

Drejtori i Policisë nuk mundi që të jepte detaje se kush kanë qëlluar më parë nga grupet, duke thënë se kjo është pjesë e sekretit hetimor.

‘Këto janë pjesë e dosjes hetimore, nëse prokurorët duan të japin detaje, është e drejtë e tyre’, u shpreh Veliu.

Personat e arrestuar janë Arbër Paplekaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave’, ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë’, ‘Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë’ në bashkëpunim;

Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë’në bashkëpunim.

U shpall në kërkim shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë’ dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Eldjo Beko, për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës’.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here