Kryemadhi: LSI do të ndërtojë një Shqipëri, ku biznesi nuk diskriminohet dhe nuk falimentohet

0
75

Sot LSI-ja mbylli fushatën zgjedhore, ku në fjalën e saj, kryetarja Monika Kryemadhi tha se LSI-ja do të ndërtojë një Shqipëri ku biznesi nuk diskriminohet dhe nuk falimentohet për shkak të bindjeve politike.

”Ne do të ndërtojmë një Shqipëri që nuk i lë vetëm shqiptarët përballë fatkeqësive, ashtu siç ndodhi me Rilindjen me tërmetin e 26 nëntorit dhe me pandeminë. Ne do të kujdesemi për qytetarin, ashtu siç kujdeset nëna për fëmijën e saj. Ne do të kujdesemi për çdo familje shqiptare, ashtu siç kujdesemi për familjen e LSI-së dhe për njëri tjetrin. Ne do të kujdesemi për të rinjtë dhe të rejat shqiptarë, në mënyrë të tillë që ata të jetojnë dinjitozë në vendin e tyre pranë prindërve të tyre, pranë gjyshërve të tyre.

LSI do të ndërtojë një Shqipëri ku biznesi nuk diskriminohet dhe nuk falimentohet për shkak të bindjeve politike, ose për shkak të makutërisë së administratës grabitëse të Rilindjes, ne do të krijojmë një klimë biznesi, ku ai të lulëzojë me ndershmëri dhe jo duke pasur një konkurrencë të padrejtë, për shkak se qeveritarët duan të ndihmojnë oligarkët që s’janë kthyer në gjë tjetër veçse në shtojzovalle, që marrin valle sa nga njëra anë në anën tjetër, vetëm e vetëm për të ruajtur koncesionet dhe paratë që iu grabisin çdo ditë shqiptarëve.

25 prilli do të jetë referendumi mbarë popullor i ndryshimit dhe i shpresës, sepse është e vetmja zgjidhje, për t’i dhënë zgjidhje njëherë e përgjithmonë trancizionit, këtij tranzicioni që po i merr shpirtin Shqipërisë dhe shqiptarëve. Prandaj vota juaj ka rëndësi në 25 prill për të shkuar për numrin 6, për LSI-në, për të rinjtë dhe të rejat”,-tha kryetarja e LSI-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here