Berisha zbulon emrin: Ja kush është i forti i plagosur në Elbasan, i cili po kurohet në një spital privat

0
144

Ish-Kryeministri Berisha ka zbuluar se në ngjarjen e djeshme në Elbasan, kanë mbetur të plagosur dy persona nga bandat e të fortëve. Ata sipas burimeve të Berishës, janë Klemend Xhaferri dhe Suel Çela, që njihet për precedentët e shumtë penalë.

Berisha në Çim Peka Live, tha se të dy po kurohen në kujdesin e Ramës dhe Ballës në një spital privat në Tiranë.

‘Unë lexova një status që e kishte bërë Endri Fuga dhe thashë me vete që ky do të jetë edhe versioni që do të thotë Policia sot. Ndodhi ngjarja e cila ndodhi para syve të 15 policëve. U njoftuan, erdhi policia, më pas erdhi banda e policisë. Banda e policisë ka parë policinë aty dhe ka qëlluar me breshëri aty. Cfarë shikoj unë në komunikatën e djeshme të policisë? Pati një konflikt në rrugën x ndërkohë që aty ishin 15 policë dhe dy nëndrejtorë të policisë. Dhe aty besova që ata do të bëjnë gjithçka për fshehur ngjarjen. Si ka mundësi që kjo banda e Suel Çelës nuk preket, nuk u hyn asnjë ferrë në këmbë. Ata kanë të vetën drejtorinë e policisë dhe bëjnë siç duan ata. Ata kanë të vetin shërbimin e ekspertizës në Elbasan. Në këtë aspekt ata e rregullojnë çdo gjë me letra. Ata e kryen krimin, përdoën armën, mblodhën të gjithë gezhojat që deshën, fshinë kamerat.

 

Sepse kamerat e Elbasanit i ka bërë Don Lala dhe i kontrollon kjo bandë. Po policia dy të plagosur Suel Çelën dhe Klement Xhaferrin i fshehu dhe po i kuron në një spital privat në Tiranë nën kujdesin e Edi Ramës dhe Taulant Ballës.’

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here