Basha: Rama bën gabim historik, për atdhe e demokraci s’ka forcë që i ndal! E ka kthyer Vlorë në çifligun e klientëve dhe oligarkëve…

0
70

Nga zemra e Vlorës, bastioni i kryeministrit Rama, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e akuzoi shefin e socialistëve se e ka trajtuar këtë qytet si një pronë të tij ndërsa qytetarët e saj si robër.

Në takimin përmbyllës me mbështetës të PD, Basha tha se Rama e ka kthyer Vlorë në çifligun e klientëve dhe oligarkëve.

Basha: Për 8 vite me radhë njeriu që nuk bërë asgjë, që e zbrazi Vlorën nga rinia e saj, la pensionisët e Vlorës në baltë, shkatërroi bujqësinë e Vlorës. Premtoi hënën dhe diellin por e ktheu Vlorën në çifligun e klientëve, të oligarkëve dhe miqve të tij. Në resortin personal të pushimeve të tij po vjen përsëri të trokasë me të njëjtat premtime të pambajtura, me të njëjtat dështime të 8 viteve më parë duke e konsideruar Vlorën pronën të tij dhe vlonjatët robër të tij.

Por sipas Bashës, Rama bën gabim historik.

“Gabim historik, e dinë gjithë Shqipëria se Vlora dhe vlonjatët i takojnë vetëvetes, i takojnë Shqipërisë, i takojnë kombit. E kanë treguar në momentet më kritike se për atdhe, për demokraci dhe liri nuk ka forcë që i ndal”.

Shefi i demokratëve tha se këto janë orët e fundit të 8 viteve keqqeverisje, i bindur se qytetarët do të votojnë për ndryshimin të dielën.

“Edhe tre ditë na ndajnë nga dita e ndarjes me 8 vite dështime, papunësi, mjerim ekonomik, premtime të pambajtura.8 vite dështime në shtëpi dhe qafë të vlonjatëve. Ka guximin të kërkojë dhe katër vite të tjera me premtimet e pambajtur,  projektet  3D në sqetull dhe thesin e gënjeshtrave në shpinë. 110 mijë shtëpi po bëhen gati ti shkatërrojnë pas zgjehdjeve. E dëgjuat me veshët tuaj. Kërkon votën për ti legalizuar por nuk ka ndërmend ti legalizojë, ka ndërmend ti prishë siç prishi shtëpitë e Astirit.Ky është Edi Rama i vërtet, premton për votën dhe të nesërmen jo vetëm që nuk e zbatojnë premtimet por ua kthejnë shpinën ndërsa qytetarëve u tregon forcën, brutalitetin, arrogancën e një pushteti të pashpirt për Vlorën, për shqiptarët dhe Shqipërinë.Orët e të keqes po mbarojnë. E diela do të jetë dita e fitores më të thellë dhe më të bukur, e pjesëmarrjes më të madhe paqësore, dinjitoze për ti thënë boll më 8 viteve shkatërrim dhe autorit të këtij shkatërrimi. Vlora do të votojë për ndryshimin”

Vota e 25 prillit për Bashën është për ekonominë e shqiptarëve, integrimin dhe të ardhmen e tyre.

” Të çlirojmë dhe vëmë në lëvizje këtë qytet që ka mjaftueshëm ekonomi për të mbajtur një Shqipëri të tërë. Vlora që e ndau Shqiërinë nga Lindja me Ismail bej Vlorën dhe e bëri Europë, a do ta pranojmë më të kthehet përsëri në Lindje? A do ta izolojmë për të hapur negociatat brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re që do të votoni me 25 prill. Edi Rama nga paniku i është kthyer marifeteve të vjetra me shpresën e rrënuar se do të ndalë të pandalshmen por ndryshimi nuk ndalet. Jemi bashkë krah për krah për Vlorën dhe Shqipërinë. Bashkë do të vazhdojmë pa u trembur dhe pa u ndaluar. Me vendosmëri për të sjellë ndryshimin masivisht në kutitë e votimit. Vetë tre ditë për tu ndarë nga e keqja”.!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here