Basha: Dy të tretat e ministrave të kabinetit ‘Rama’ nuk e justifikojnë pasurinë!

0
122

Dy të tretat e ministrave të kabinetit “Rama” nuk e justifikojnë pasurinë! Këtë ka nxjerrë në pah sot, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në video-denoncimin e tij të radhës në Instragram, kur kanë mbetur vetëm edhe 2 ditë deri në zgjedhjet e 25 prillit.

“Në 2013, – kujton Basha, –  Rama premtoi “përmirësim dhe rritje e efikasitetit të sistemit të kontrollit dhe verifikimit për deklarimin e pasurisë dhe parandalimin e konfliktit të interesave në lidhje me ministrat, deputetët, gjyqtarët,  prokurorët dhe zyrtarët e lartë të shtetit. A e mbajti këtë zotim? Përgjigja: Jo! 2/3 e ministrave të kabinetit “Rama” nuk e justifikojnë pasurinë,”- nënvizon Basha.

Në vazhdim, ai sjell faktet e gazetarëve investigativë të “Reporter”, botuar më 10 janar 2021 me titullin: “Testi i pasurisë, ngel 2/3 e ministrave të kabinetit “Rama” – dhe mbyll shënimin e tij kreu i opozitës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here