David Alaba do të jetë lojtar i Real Madrid

0
2

 

Sky Sport Germania, ka cituar burime nga agjenti i lojtarit austriak David Alaba dhe konfirmon se palët kanë një akord total mes tyre për një kontratë 5-vjeçare deri në vitin 2026, një garë e fituar nga Real Madrid kur kujtojmë që Barcelona dhe PSG interesoheshin gjithashtu për lojtarin.

Alaba kishte njoftuar në janar se do të largohet me parameter zero nga Bayern Munchen të cilët nuk pranuan kërkesat e larta ekonomike të mbrojtësit për të rinovuar kontratën çka çuan palët drejt divorcit edhe pse bavarezët nuk do të fitojnë asgjë nga kartoni i lojtarit pasi i skadon kontrata në qershor.

Tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar për marrëveshjen me Alaban por duke qenë në fundin e sezonit dhe para ndeshjeve të rëndësishme, te Real Madrid nuk duan të nxitohen për ta bërë publik marrëveshjen e cila parashikon dhe një page të lartë prej 11 mln euro neto në vit për mbrojtësin austriak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here