Çfarë merite i njeh Ramës? Berisha: Edhe pas tetë vitesh nuk ka përfunduar dot projektet e mia

0
348

Teksa u pyet nëse i njeh ndonjë meritë apo arritje konkrete kryeministrit aktual Edi Rames, ish-kryeministrin Sali Berisha theksoi se në tetë vite qeverisje  kryeministri nuk ka bërë asgjë për zhvillimin e Shqipërisë, përveçse e ka shkatërruar atë.

“Absolutisht, përveçse ka shkatërruar. Më thuaj çfarë ka bërë”, tha Berisha.

Ish-kreu i Partisë Demokratike, tha se kryeministri Edi Rama nuk ka arritur dot të finalizojë projektet, që i kishte nisur, kur ai ishte në krye të qeverisë.

“Unë nuk i mohoj kujt asgjë, por si mund të pranoj unë, që ai edhe pas tetë vitesh nuk ka përfunduar projektet e mia. Nuk ka përfunduar ende Rruga e Arbrit. Ku është Rruga Kardhiq-Delvinë? Aty ku ishte..është”, theksoi ish-kryeministri Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here