Video/ Uzuni dopietë dhe kampion i Hungarisë me Ferencvaros

0
97

Një nga lojtarët më të mirë shqiptar që luan në Europë është padyshim Myrto Uzuni. Sulmuesi fierak po shkëlqen dhe nuk rresht së shenuari në kampionatin hungarez me Ferencvarosi të cilët i udhëhoqi drejt titullit kampion.

25-vjeçari realizoi një dopietë ndaj Ujpest në javën e 30-të të kampionatit duke i dhënë fitoren skuadrës dhe njëkohësisht titullin kampion teksa ishte më i miri i ndeshjes.

Uzuni ishte ai që hapi rrugën e suksesit në minutën e 13’ për skuadrën e tij ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe me penallti çka e con në 12 numrin total të golave të shënuar këtë vit në kampionatin hungarez.

Numra shumë të rëndësishëm për 25-vjeçarin e kombëtares shqiptare i cili me këto ritme shumë shpejt do të bëjë edhe hapin madhor në një klub më të madh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here