Luan Rama akuza PS, denoncon blerjen e votave përmes legalizimeve në Sarandë…

0
103

Luan Rama, drejtuesi politik i LSI-së për Sarandën akuzoi se PS po blen vota përmes ndarjes së ndihmave, legalizime dhe lejimit të ndërtimeve pa leje në Sarandë për përfitime elektorale.

“Ne i kemi mbajtur shënim drejtuesit e bashkisë Sarandë apo ët institucioneve të tjera që janë të angazhuar politikish në kundërshtim me ligjin”, u shpreh Luan Rama në një konferencë për shtyp, të martën.

Rama i bëri thirrje qytetarëve “të zejnë për fyti patronazhistët”:

“Unë i ftoj qytetarët e Sarandës, të zejnë për fyti patronazhistët, pështyjini në mes të qytetit, që populli t’i njoh dhe t’i neverisë këtë racë të shpifur”.

Ai i ftoi qytetarët të dalin të votojnë LSI-në:

“Ndaj me neveri dhe vendosmëri kundër patronazhistëve dhe atyre që i kanë paguar. 25 prilli është dita e ndëshkimit të tyre. Të gjithë në zgedhje dhe në votime”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here