Basha nga Kamza: Jemi në rrugën e një fitoreje të jashtëzakonshme, fitores më të madhe në historinë e Shqipërisë!

0
93

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takimin e radhës në Kamëz.

Në fjalën e tij para qytetarëve, Basha tha se koalicioni për Ndryshim është në rrugën e një fitoreje të jashtëzakonshme dhe më të madhe në historinë e Shqipërisë.

Duke iu referuar përgjimit të publikuar në media të drejtorit të përgjithshëm të kadastrës, kreu i opozitës u shpreh se ky është një skandal tjetër i Edi Ramës.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Kamëz.

Lulzim Basha:
Mirë se ju gjejë vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të reja e të rinj të Kamzës, të Paskuqanit e gjithë Zall Herrit! Këtu ku për asnjë çast nuk pushon së rrahuri zemra e lirisë, demokracisë dhe Shqipërisë si gjithë Europa. Mirë se ju gjej ju nëna e baballarë që i keni hapur dyert e shtëpive tuaja dhe ju kam vizituar këto tetë vite të gjata vuajtjesh dhe mundimesh, dhimbjesh e varfërie e që sot ju shoh të gjithëve pa përjashtim me buzëqeshje në fytyrë dhe me sytë që ju shndrisin. Ju shndrisin sepse ju e dini, shqiptarët e dinë, të gjithë e dinë se e diela e Fitores po afron. E diela e fitores së thellë do ti takojë të gjithë shqiptarëve të bashkuar për ndryshim. Do të jetë pjesëmarrja më masive në historinë e vendit dhe fitorja më e thellë e shqiptarëve të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim. Këtë e dëshmon kjo prani e jashtëzakonshme sot këtu në Kamzë. Këtë e kam parë në sytë e nënave dhe baballarëve, në sytë e rinjve dhe të rejave nga Saranda në Tropojë. E prek dhe e shoh kudo padurimin, etjen për ndryshimin që po vjen dhe nuk ka forcë që ta ndalë. Sepse forca e ndryshimit ndodhet këtu, në këtë shesh dhe dhjetëra, qindra të tjerë si ky, të mbushur me shpresë, me besim dhe vendosmëri për t’i dhënë fund dimrit 8 vjeçar. Për ta larguar njëherë e mirë me votën më të madhe popullore njeriu që 8 vite me radhë e mbajti vendin peng, shkatërroi familjet tona duke i ndarë me emigracion, nëpërkëmbi, diskriminoi, përbuzi me arrogancë dhe harbutizëm qytetarët e Kamzës, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. 8 vite dështime, 8 vite mashtrime. Tani po vjen ora, dita e shqiptarëve për ti dhënë përgjigje duke votuar numrin 9-tê.Me 25 Prill të gjithë bashkë drejt kutive të votimit do të votojmë numrin 9-të.Për nënat tona, për vuajtjet e tyre të patregueshme të cilat kanë parë shtëpitë, vatrat të ju boshatisen nga të rinjtë e të rejat, nga 500 mijë familjarë tanë që na mungojnë për shkak të dështimeve të Edi Ramës. Mijëra, dhjetëra- mijëra baballarë, prindër, bashkëshortë të mbetur papunë, pa siguri për bukën e fëmijëve të tyre dhe pasiguri për sakrificën e jetës së tyre, shtëpitë e tyre. Të gjithë bashkë këtë të diel do të votojmë numrin 9-të, për t’i dhënë fund njëherë e mirë politikës së mashtrimeve. Ju jeni në këtë shesh, jam i sigurt që të gjithë e mësuat skandal pas skandali, e dëgjuat sesi drejtori i përgjithshëm i kadastrës me porosi të Edi Ramës pranon, në fakt udhëzon që të shkojnë derë më derë e t’u thonë familjeve që do t’jua bëjmë legalizimin pasi të na e jepni votën po në fakt ne nuk mund t’jua bëjmë po s’mund t’jua themi tani. Ky është një akt kriminal se çdo shtëpi nga ato qindra mijëra që ai do ti prishë pas 25 Prillit është sakrifica e jetës, është sakrifica e familjes, është sakrifica e bijve dhe bijave tuaja në emigracion. Premton legalizim kur në fakt qëllimi është t’jua prishë pas zgjedhjeve pa dëmshpërblim, vetëm që t’ju marrë votën me mashtrim. Ky është Edi Rama i vërtetë, ky është Edi Rama i 8 viteve që vetëm pak metra më tej firmosi legalizimin falas. Ja, dëgjojeni siç e dëgjoi gjithë Shqipëria sot, kjo është politika që shkatërroi vendin për 8 vite me radhë, ky është njeriu që kërkon edhe 4 vite të tjera. Le ta ,marrë përgjigjen nga Kamza, nga Paskuqani, nga Zall-Herri, nga Tirana dhe nga gjithë Shqipëria, më 25 Prill ne do e largojmë duke votuar numrin 9. 9 për të përfunduar procesin e legalizimit, për të bërë të mundur që të gjithë ata që për 8 vite më kot shpresuan, e paguan ryshfet të majme e nuk ja dolën të siguronin dot dokumentet e shtëpisë së tyre. Për të gjitha ata që meritojnë e do të kenë me planin tonë përfundimin e këtij procesi. Për të gjithë ata që duan ta gëzojnë, ta mbajnë, ta shesin e ta zhvillojnë pronën e djersës së tyre votojeni në 25 ndryshimin, votoni numrin 9. Vëllezër e motra ora e ndryshimit nuk ka të ndalur. Ndaj të gjithë bashkë të bëjmë të mundur këto 3, 4 ditë të fundit asnjë të mos mbetet në shtëpi. Të gjithë ti drejtohemi kutisë së votimit. Të gjithë ta dimë qendrën tonë të votimit sepse ndryshimi që Shqipëri, Kamza, Tirana e shqiptarët duan është në dorën tonë, mjafton të shkojmë të votojmë numrin 9. E kështu të hapim bashkë derën e shpresës, derën e besimit tek e ardhmja, derën e mundësive ekonomike për çdo shqiptar e në veçanti për rininë e mrekullueshme të Kamzës, rininë e mrekullueshme të Shqipërisë. Do të jetë miqtë e mi, një nga fitore historike të cilat do të mbahen mend për bashkimin e shqiptarëve si asnjëherë më parë. Sheshi është mbushur me demokratë, me qëndrestarë, me njerëz të cilët kanë qenë në ballë të betejave tona. Po në mes të këtij sheshi, gjatë këtij rrugëtimi si kudo në Shqipëri kam takuar e takoj edhe qytetarë të tjerë deri dje të pavendosur por sot pjesë e vendimit të madh për ndryshim edhe socialistët e zhgënjyer e të vendosur për ta bërë 25 prillin një festë për familjet e tyre, për fëmijët e tyre duke u bashkuar me ne si vëllezërit e në gjaku duke votuar numrin 9. Duke votuar për ndryshimin numrin? 9. Dhe kështu vëllezër dhe motra ti përveshim edhe njëherë mëngët për të bërë të mundur zhvillimin e vërtetë duke i dhënë fund abuzimit të tmerrshëm tetë vjeçar. Një pas një vitet kaluan, gjëma pas gjëmash, heqja nga listat e ndihmës ekonomik, rritjen e faturave elektrike, rritjen e çmimit të naftës edhe kur goditi tërmeti prapë se prapë ai e pati mendjen vetëm te xhepat e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij, i la njerëzit në mëshirë të fatit. Dy dimra në çadra, i la banorët e Bathores, të Zall-Herrit dhe të mbarë zonave të goditura nga tërmeti pa ndihmë, me diskriminim, me vonesa, me korrupsion. Më 25 Prill ju merrni fatin në duart tuaja sepse vota juaj për numrin 9 do të thotë rivlerësim i shpejtë me transparencë i dëmit, kompensim i plotë financiar, përfundim brenda kohës më të shpejtë të rindërtimit për të gjitha familjet e dëmtuara të Zall-Herrit, të Kamzës dhe të mbarë zonave të goditura nga tërmeti. Për veten e tij dhe shpurën e tij nuk kursen asgjë por është futur në xhepin e familjeve më të varfra. 350 mijë familjet më të varfra shqiptare vazhdojnë ta kenë kularin e marrëveshjes me OSHE-në në qafën e tyre, nga 25 në 28 mijë lekë në muaj pagesat të prapambetura të cilat i bëjnë rrush e kumbulla, i bëjnë bifteqe nga 1 mijë dollarë tek Nusret-i. Prandaj më 25 Prill duke votuar për numrin 9 do votoni për amnistinë totale të këtyre gjobave korruptive e çlirimin e këtij laku nga 350 mijë familje shqiptare sikundër me planin tonë ekonomik, me uljen e çmimit të naftës, me paketën e ndihmës ekonomike ne do të mundësojmë që siç po shndrit këtë pasdite ky diell ashtu të shndrisin dhe njëherë sytë e njerëzve më të munduar të këtij vendi, të prindërve, të pensionistëve, të bijve të tyre, të nënave tona, të njerëzve punëtorë të Kamzës, të fermerëve, të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prandaj vëllezër dhe motra këtë që shoh dhe prek këtu në këtë shesh dhe që e kam parë ditë për ditë e natë për natë nga Saranda në Tropojë, në Tiranë, Durrës e Korçë këtë etje për ndryshim le ta kthejmë në uraganin masiv të votave për ndryshim. Ditën e diel të gjithë masivisht për veten tuaj, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj dhe për këtë rini të mrekullueshme, për Shqipërinë si gjithë Europa, anëtare të Bashkimit Europian. Votoni numrin? 9. Cilin numër? 9. Bashkë për ndryshim! Kamza fiton! Paskuqani fiton! Zall- Herri fiton! Shqipëria fiton! Zoti ju bekoftë ju! Fitore

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here