Nga Rinasi në Kukës, a shkohet më shpejt me makinë apo avion?!

0
244

Ashtu sic i ka hije rilindasve socialistë, dje me pompozitet e propagandë të shfrenuar u inaguarua ai që u quajt aeroporti i ri i Kukësit. Por përtej shoët me përmasa galaktike, ajo që ra në sy ishte fakti se avioni i nisur nga Londra nuk u ul direkt në aeroportin e ri. Ai fdillimisjht u ul në Rinas ku më pas u bë edhe chek-in pasagjarevë e më pas nga Rinasi u u bë një ngritje tjetër për të kaluar në Kosovë e më pas për të mbërritur në Kukës, ku sërisht u ndoqën procedurat e tjera deri në daljen e pasagjerëve në aeroport.

Lidhur me këtë Rama dje u justifikua duke thënë se: “Fluturuam nga Tirana në Kukës, sepse sipas rregullave çdo aeroport operacional nis si lokal, dhe ka procedurë për t’u bërë ndërkombëtar që zgjat 50-60 ditë.Pasi bëhet certifikimi, do bëhen marrëveshjet”.

Pra qartazi Rama vetë pranoi se kjo hapje e aeroportit ishte thjesht për propagandë në kuadër të zgjedhjeve që po zhvillohen, duke synuar vota elektorale në favor të PS-së. Kryeministri e kishte premtuar këtë aeroport të pëfunduar që një vit më parë dhe sot kur e inaguroi u zbulua publikisht se nuk kemi të bëjmë me një aeroport me standard normale si në çdo vend të Evropës.

Nisur nga kjo, ne kemi edhe një sfidë që besojmë se ja shkurton edhe më shumë lodhjen pasagjerëve që vijnë nga Londra. A mos ndoshta ja vlen më shumë që pas zbritjes nga Lindra në Rinas, pjesën e mbetur për në Kukës ta bësh me automjet, pasi shkon maksimumi deri në 60 minuta.

Ndërsa nëse do vazhdojmë me avion, do duhet të presim fillimisht procedurat e zbritjes së tij në Rinas, chek-in-in, dhe më pas ringritjen e tij në ajër, daljen deri në Kosovë e më pas zbritjen.

Realisht si rrugë në vijë ajrore, Rinas-Kukës nuk shkon më shumë se 5 apo 7 min maksimumi. Por problemi qëndron te procedura e zbritjes një herë në Rinas, kontrollori, përgatitja e avionit sërisht pë ngritje, ngjitja e tij, zbritja e më pas dalja e pasagjerëve dhe kontrollori në aeroportin e ri. Një procedurë që padyshim i kalon 60 minutat që një pasagjer që ka zbritur nga Londra në Rinas dhe që për më pak kohë mund të shkojë në Kukës me automjetin e tij.

 

*STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here