Meta zbulon detajin që tregon se të dhënat i janë marrë në e-albania, shpërthen ndaj Vuçiçit: Sondazhet janë blerë nga Rama…

Presidenti i vendit Ilir Meta tha se të dhënat në databasen e PS-së janë marrë nga e-albania, pasi mbiemri i tij është shënuar Metaj, siç është në të dhënat e gjendjes civile.

Meta tha se deklarata e mbrëmshme e Vuçiç, tregojnë se ai është patronazhisti i Edi Ramës, ndërsa tha se sondazhet e tij thonë se opozita do të fitojë 90 mandate. Në rast se kjo nuk ndodh tha Meta, vetë ai do të pengojë opozitën që të shesë mandatet.

Presidenti deklaroi se ai do të thërrasë në një takim dhe trupën diplomatike në Shqipëri, për ti njohur ata me fakte skandaloze, sesi të dhënat e qytetarëve merren në dorënga partitë politike.

Meta:

Unë jam Ilir Rexhep Metaj, se s’dua të përmend emrin e patronazhistes, e kam bërë zgjedhjen time, dua të jem me shqiptarët. Ka dhe njerëz këtu afër që shqetësohen sesi do shkojnë punët në Shqipëri (i referohet Vuçiçit), ja ku po ua them se sondazhet janë të gjitha të blera nga Edi Rama. Ja ku ua them që opozita do të marrë 90 mandate, në rast se do që ti shesë pastaj kjo është punë tjetër, por nuk ka për ta lejuar Ilir Meta as këtë. Larg duart nga zgjedhjet, larg duart nga jeta intime e qytetarëve shqiptarë.

Do të kenë fakte se si merren peng biznese në Shqipëri, si merren peng qytetarët shqiptarë, marshimi i 2 Marsit në 25 Prill, do ftoj shumë shpejt dhe trupën diplomatike, që do i njoh me fakte skandaloze. Mosveprimi në kohë i prokurorisë është shumë i rëndë. Është çmendur Ilir Meta që shikon armiq kudo, por mbrëmë e patë se kush ishte patronazhisti i Edi Ramës (Vuçiçi). 

Meta zbulon detajin që tregon se të dhënat i janë marrë në e-albania, shpërthen ndaj Vuçiçit: Sondazhet janë blerë nga Rama…

Meta zbulon detaje nga nata e tërmetit:

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko