Biznesmeni denoncon shantazhin, Meta: Ke besën time! Çdo gjë që të ndodh ty e kam personale me Bablokun e Rilindjes

0
517

Kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë sot në një tjetër konferencë për shtyp, ndërsa ka publikuar mesazhin e një sipërmarrësi, që ishte kërcënuar dhe gjobitur me gjoba nga institucionet, vetëm se kishte postuar një foto të një politikaneje në ‘Facebook’.

“Të dashur qytetarë të republikës, të dashur sipërmarrës, kudo ku jeni. Të dashur përfaqësues të institucioneve ligj zbatuese, që jeni për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptare, nisim këtë konferencë shtypi. Në çdo 3-4 orë do të kemi zhvillime interesante në lidhje me çështjen e patronazhistëve. Ditën e shtunë, këtë të shtunë marr një sms nga një qytet emrin e të cili se kisha në celularin tim. Ai më thotë; Përsh. Erjon Mane, nga Matia Trevel ju shqetëson, kam diçka shumë serioze për çështjen e patronazhistëve. Kam kaq kohë që biznesi im kërcënohet dhe gjobitet. Sot e zbulova patronazhistëve. A i më thotë; a ta publikoj me lejen tuaj? Dua të përballem në emision me ndihëm tuaj thotë ai. S’më tremb asgjë nga gjobat e këtyre horrave. Të gjobitesh në 21-shin se ke nxjerr fotot të një politikaneje është të ikësh nga vendi të kërkosh azil. Nxjerr dhe numrin e Gonxhes. Vazhdon komunikimi që mund të jetë në dispozicion të SPAK. Ky numër s’ka qenë në telefonin tim. Që nga ky moment të kam në besën time. Çdo gjë që të ndodh ty e kam personale me bablokun e rilindjes. Një situatë skandaloze që tregon se si patronazhistët ndjekin dhe survejojnë gjithë qyt e tek që bëjnë postime kundër qeverisë ose pro opozitës dhe më pas ua shpërndajnë drejtorive të partive shtet dhe përmes tyre iu krijohen pengesa të paligjshme që tua bëjnë jetën të pamundur.”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here