Luan Rama thirrje vlonjatëve: Dikens Bushaj është emri që duhet ta votoni

0
157

Drejtuesi politik i LSI në Vlorë, Luan Rama ndërsa referon kandidatin tjetër të LSI-së në këtë Qark, Dikens Bushaj, shprehet se si kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së dhe si drejtues politik i qarkut të Vlorës, është një privilegj dhe nder të jetë përkrah dhe bashkë me djem dhe vajza të Vlorës, Sarandës e Ksamilit, me të cilët po punojnë me energji dhe forcë për fitoren e LSI-së.

Postimi i plote

“25 prilli – dita e madhe e fitores:

DIKENS BUSHAJ – DJALI I SHKELQYER NGA BOLENA E LABËRISË QË DUHET TA VOTONI

Për mua si kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së dhe si drejtues politik i qarkut të Vlorës, është një privilegj dhe nder të jem përkrah dhe bashkë me djem dhe vajza të Vlorës, Sarandës e Ksamilit, me të cilët po punojmë me energji dhe forcë për fitoren e LSI-së.

Një ndër ta është edhe Dikens Bushaj, djali i shkëlqyer nga Bolena e Labërisë, punëtor i palodhur, i shkëlqyer në marrëdhëniet me qytetarët, i vendosur e shumë i përkushtuar për të qenë përfaqësues i denjë i rinisë vlonjate.

Dikens Bushaj është emri që duhet ta votoni”, shprehet Luan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here