Deklarata e Vuçiç për zgjedhjet, Tedi Blushi: Kukull e kujt është Rama kjo dihet, Më 25 prill do të marrë gjykimin e popullit

0
291

 

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me qendrimet publike të Presidentit serb mbi zhvillimet në Shqipëri.

I pyetur sot nga mediat, Blushi  lidhur me qëndrimet publike të Vuçiç për fushatën elektorale në Shqipëri, sondazhet dhe figurat publike, deklaroi:

Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.
Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.
Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.
Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here