“Ata do vazhdojnë të kërcënojnë t’ju shantazhojnë”, Elona Guri: Fitorja jonë po troket, fitorja e Shqipërisë është shumë pranë

0
111

Drejtuesja e LSI-së në Durrës, njëherësh edhe kandidate për deputete e LSI-së, Elona Guri, i është bashkuar takimit elektoral që zhvilloi kretarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Guri shpreh falenderime për të gjithë kontributin e dhënë për përmbylljen e mitingut të sotëm.

 

Postimi i plote

Dua t’ju falenderoj nga zemra për të gjithë kontributin e dhënë për përmbylljen e mitingut të sotëm me një sukses të jashtëzakonshëm. Jam krenare që iu kam në krah. Bashkë do të vazhdojmë rrugën e nisur jo vetëm për këto shtatë ditë që kanë ngelur nga dita e Fitores, por për gjithë jetën time. Përkushtimi juaj më ka prekur thellë në zemër.
Edhe shtatë ditë na ngelen për të kurorëzuar me sukses gjithë këtë punë që kemi bërë së bashku. Sot rilindasit nuk do e bëjnë gjumin të qetë. Ata do vazhdojnë të kërcënojnë t’ju shantazhojnë, por Ne tashmë jemi mësuar me to. Ata janë në grahmat e fundit. Ne duhet të qëndrojmë bashkë në çdo moment, Mua do më keni në krah dhe bashkë nuk ka bandë që na del përballë. Fitorja po vjen, ne duhet ta bëjmë realitet që ta kthejmë Durrësin në shtëpinë tonë, ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e çdo shqiptari. Nga nesër fillon një punë edhe më e madhe. Të mos lëmë derë pa trokitur, ashtu si kemi bërë deri më sot. Asnjë nuk ëshët I tepërt në rrugën që kemi nisur për të transformuar jetën tonë, jetën e çdo shqiptari.
Të gjithë bashkë do ia dalim. Forca motra edhe vëllezër. Fitorja jonë po troket, fitorja e Shqipërisë ëshët shumë pranë. Ju dua të gjithëve që më bëtë të lumtur sot, por do jemi të lumtur të gjithë duke festuar me 26 prill fitoren tonë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here