Vasili publikon fotot nga mitingu i LSI-së në Fier: Mbështetje e paparë popullore

0
109

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, vlerëson me nota të larta listën e kandidatëve të LSI-së në qarkun e Fierit.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili shprehet se ka përjetuar emocione të jashtëzakonshme kur shikon një mbështetje të tillë të paparë popullore.

“Lista fituese e shkëlqyer e Fierit vulos fitoren para mijëra qytetarëve fierakë!

Çfarë liste e mrekullueshme!

Vajza dhe djem, burra dhe gra, dinjitozë dhe patriotë të vërtetë të Fierit, që i japin fitores dimension madhështor.

Emocione të jashtëzakonshme kur shikon një mbështetje të tillë të paparë popullore.

Si ish-deputet i Fierit jam i mahnitur nga ky miting madhështor”, shprehet Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here