Si arriti që ta bënte milionin e parë? Shehaj zbulon borxhin ”marramendës” që mori në nisje të biznesit të tij

0
107

Agron Shehaj është një nga biznesmenët më të suksesshëm në Shqipëri, dhe garon në listën e PD-së në Tiranë për deputet, ndërkohë që mandati i parë si ligjvënës u ndërpre në mes në vitin 2019.

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin e Arian Çanit, Shehaj u pyet se si arriti që ta fitonte milionin e tij të parë, duke iu marrë në fakt një borxh prindërve, të cilët i kishin kursyer nga puna e tyre si emigrantë.

Shehaj tregoi se ai iu kishte marrë 40 mijë euro prindërve të tij, të cilat ia ktheu të atit vetëm 3 vite më pas, kur tashmë puna e tij kishte nisur që të jepte frytet e para.

“Në 2005 mora 40 mijë euro borxh tek prindërit, prindërit e mi ishin punëtor në Itali. Me shumë punë, janë edhe mjeshtra të kursimit, i mblodhën këto para. Si e kam bërë milionin e parë? Kjo është pyetja ime e preferuar. Është suksesi i parë ai që më jep më shumë kënaqësi.

Me shumë punë, mund dhe duke rrezikuar. Është falë prindërve të mi që kam arritur sukseset që kam arritur. Me 40 mijë euro fillova biznesin, përballova shpenzimet e para, pastaj me shumë punë, bëra nja ca borxhe kuptohet. Biznesin e kam krijuar këtë për tregun italian. Babait ia ktheva paratë pas 3 vitesh”, tha Shehaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here