Idrizi: Shqipëria, vendi i dytë pas Serbisë për barrierat ekonomike ndaj Kosovës…

0
95

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me kryesinë e Shoqatës Patriotike “Çamëria” në Kosovë të kryesuar nga Përparim Uka.

Në fillim të takimit, u mbajt një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, z. Hektor Sejko.

Në hapjen e fjalimit të tij, Idrizi tha se mbështetja e shoqatës patriotike “Çamëria” të Kosovës, është një mbështetje morale shumë e madhe për PDIU.

Ai tha se ‘çështja Çame’ është çështje kombëtare, pasi kjo trevë është sakrifikuar për Shqipërinë që kemi sot.

Gjithashtu shtoi se duhet të hiqeshin barrierat e Shqipërisë me Kosovën, sepse sipas tij, vendi zë është shteti i dytë pas Serbisë për barrierat ekonomike të vendosura ndaj Kosovës.

“Ne e kemi për obligim kushtetues ta shpiem përpara çështjen kombëtare. E kemi për detyrë të jetësojmë “Schengenin” kuqezi. Sot Shqipëria është vendi i dytë pas Serbisë për barrierat ekonomike ndaj Kosovës.

Ne synojmë që t’i heqim barrierat mes nesh. Ne duam të ngremë një Akademi të përbashkët të Shkencave, e cila do të përqendrohet në prognoza për zhvillimet kombëtare.

Po ashtu, në programin tonë është edhe përgatitja e platformave të unifikuara të mësimit, pa harruar edhe diasporën”, u shpreh Idrizi.

Ai deklaroi gjithashtu se rruga e zhvillimit dhe forcimit tonë si komb, kalon nga afrimi midis shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por apeloi që politika t’i qëndrojë larg folklorizmit të çështjes kombëtare.

Duke iu referuar situatës aktuale në vend, Idrizi deklaroi se “Shqipëria ndodhet në një krizë demokracie, ekonomike dhe demografike”.

Gjatë viteve të fundit janë larguar nga vendi 450 mijë shqiptarë.

Është momenti të ndahemi nga tranzicioni i stërzgjatur. Një Shqipëri më e begatë duhet të luajë rol në trevat shqiptare dhe në diasporë.

Ne jemi pjesë e opozitës së bashkuar dhe do të kemi një maxhorancë të re dhe solide. PDIU do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve dhe ju siguroj se në parlamentin e ardhshëm do të kemi deputetë që do të ngrenë zërin për çështjen kombëtare”, përfundoi Idrizi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here