Fuga: Hajde sillemi një herë në jetë si dele, si lepuj, si ketra, si arinj!

0
165
Nga Artan Fuga
Sociologu amerikan që njihet në të gjithë botën si një nga mendimtarët më të të mëdhenj të shekullit të XX në këtë fushë, Robert K. Merton, bëri një zbulim shumë të çuditshëm!
Më pas ky zbulim u verifikua në mijëra raste: Sa më shumë mediat flasin për politikë, sa më shumë politikanët e lodhin publikun me politikë, sa më shumë njerëzit flasin me njerëzit për politikë,
aq më pak njerëzit shkojnë në votime!!!
Kujdes! Mbase nuk e dini këtë zbulim të madh të sociologjisë politike. Zbulimet e mëdha janë gjithmonë të çuditshme.
Ne shpesh gënjejmë veten. Nga që veshët na mbushen me politikë, politika bëhet banale si buka që hamë, na duket se gjithandej është thjesht llafe të kota, gjithandej njësoj, nga që flasim e na flasim për politikë, ne kujtojmë se jemi qytetarë aktivë në politikë!
Kujtojmë se e bëmë punën tonë si qytetarë, dhe nga që ngopur deri në fund me politikë si diçka mediokre dhe banale, bëjmë gafën e madhe të jetës sonë, bëjmë çmendurinë, bëjmë veprimin më psikopatologjik dhe devijant që një qenie e arësyeshme nuk e bën, madje as një ketër, lepur, ari, zog, nuk bën:
Nuk shkojmë të votojmë me një qind argumente, por në fakt nga që na kanë velur kastile politikën që të mos shkojmë të votojmë.
Ky është zbulimi i madh i Mertonit!
Kuptoje! Ty të shtyjnë mos votosh! Nëse nuk voton, je duke bërë pikërisht atë veprim që ta kanë telekomanduar!
Hajde bëhemi si lepujt, ketrat, zogjtë, arinjtë, delet, atë që është e domosdoshme për jetën tonë, ta bëjmë!
Voto!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here