Presidenti: Në 25 prill do të kemi një votë të fortë kundër sundimit të oligarkisë. Vota do çlirojë drejtësinë nga kapja

0
4

Në intervistën e tij për televizionin “6+1 Vlora’, kreu i shtetit tha sonte se mazhoranca e ndjen veten që është pakicë. “Ato prishën marrëveshjen e 5 Qershoirt, kanë presione të fuqishme në administratë. Është shumë e rëndësishme që në 25 prill të kemi një votë të fortë kundër sundimit të oligarkisë, kundër ligjeve me porosi. Standardi i zgjedhjeve ëshë mjaft i rëndësishëm për negocitat dhe integrimin më tej. Pjesëmarrja masive e shqiptarëve do të zbusi çdo tentaivë për manipulim dhe presion nga pala e shumicës.

Lidhur me reforma në drejtësi, Presidenti tha se është kthyer në një ramaformë. “Me votën e shqiptarëve do ta çlirojmë drejtësinë nga kapja e partisë shtet. Kjo qeveria përkeqësoi raportin e Shqipërisë me BE. Së dyti kjo qeveri ka nxitur shpopullimin e vendit.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here