LSI në Skrapar: Administratës ju bë presion për të marrë pjesë në takimin me Ramën

0
1

 

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Skrapar ka denoncuar sot presionet që u janë bërë punonjësve të administratës për të marrë pjesë në mitingun elektoral të Edi Ramës.
Në një reagim në Facebook, LSI shprehet se presionet ndaj administratës së pushtetit qendror dhe bashkisë së Skraparit janë akte të neveritshme që do të marrin fund më 25 prill.
Mesazhi i plotë i degës së LSI në Skrapar
Kryeministri në largim u shfaq sot në Skrapar, tamam si miku që të ha bukën dhe të përmbys kupën. Tentoi të hedh baltë mbi Ilir Metën njeriun të cilit i detyrohet kaq shumë dhe qe i jargavitet sa herë që është në hall. Acarimi i kryeministrit buron ne fakt ai nuk do ta ketë më kurrë një shans të tillë.
Kryeministri iku i lumtur se mendoi qe balta qe hodhi mbi Ilir Meten ngjiti tek populli i Skraparit, por ne fakt zhyti dhe me shume ne mocal, ndonje skrapali te konvertuar ne rilindas, qe ka humbur identitetin, dinjitetin dhe integritetin. Por ky eshte problemi i tyre.
Pertej asaj qe kryeministri beri, ne duam te denoncojme fort, fenomenin e neveritshem te presionit te ushtruar mbi punonjesit e administrates shteterore dhe asaj te bashkise se Skraparit, te cilet u detyruan me force te merrnin pjese ne shfaqjen e cirkut dhe kllounit Rama.
Denoncojme me force presionin e ushtruar dhe kercenimin per largim nga puna per punonjesit qe nuk do te merrnin pjese ne kete takim.
Ky eshte nje akt i neveritshem, por njekohesisht dhe shprehje e madhe paniku per humbjen e madhe qe Rilindjen e pret ne 25 Prill.
Te dashur bashkeqytetare, ne solidarizohemi me ju dhe ju ftojme te rezistoni, ju inkurajojme te duroni sepse dita e gjykimit per sektin e Rilindjes po afron.
Me 25 Prill ju ftojme te gjjthe te shprehni lirisht vullnetin dhe deshiren tuaj te pandalshme per ndryshimin e shumepritur qe do te vendose Skraparin dhe gjithe Shqiperine ne rrugen e pandalshme te zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here