Epidemiologu Alimehmeti sqaron: Ja pse rënia e numrit të të prekurve me covid nuk ka lidhje me vaksinimin

0
1

Mjeku shqiptar Ilir Alimehmeti ka folur për proçesin e vaksinimit masiv dhe pandeminë në vendin tonë.

I pyetur nga gazetarja e Fax News nëse shifrat në rënie të të infektuarve me Covid 19 janë reale ai është përgjigjur se ka një ulje të rasteve si shkak i personave që rezultojnë pozitivë dhe drejtohen për ndihmë mjekësore.

” Kemi një situtë në rënie, shifrat janë në rënie dhe indikatorë të shumtë në përqindjen e pozitivitetit të testit, në numrat spitalorë dhe fatmirësisht dhe në humbje jete në shifrat zyrtare. Situata në komunitet është më e ulët edhe pse ne e dimë që shifrat zyrtare, situata reale është gjithmonë më e lartë sepse nuk kapen të gjitha rastet.”, ka thënë ai.

Sa i përket shifrave pas vaksinimit mjeku shqiptar ka thënë se nuk ka lidhje me vaksinimin rënia e numrit të të infektuarve pasi përqindja e njerëzve që është vaksinuar deri më tani është akoma e ulët dhe ende nuk është arritur imunizimi i plotë.

“Nuk ka lidhje me vaksinimin për një arsye të thjeshtë, përqindja e njerëzve që ka marrë një dozë deri më tani është akoma e ulët, rreth 10 % dhe nuk është imunizim i plotë. Arsyeja nuk është vaksinimi, por natyra e këtij virusi ku zgjat rreth 10 javë një valë.”

Ndër të tjera Alimehmeti ka folur edhe për rinfektimet dhe se si po trajtohen, megjithatë sipas tij rinfektimet janë të lehta.

“Rinfektimet në shumicën dërrmuese të rasteve jan të lehta. Vdekjet në Shqipëri në dijeninë time nuk janë të raportuara.”

Në lidhje me arritjen e plotë të imunizimit të komunitetit mjeku ka thënë se nuk mund të japë një përgjigje të qartë ende, megjithatë është shprehur shpresëplotë se vjeshta do të sjellë një gjendje më të përmirësuar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here