Edmond Haxhinasto: Ndryshimi do të ndodh në këto zgjedhje, opozita e bashkuar do të marrë një fitore të pastër, ja arsyet

0
103

Ish- ministri dhe njëherazi kandidati për deputet në Tiranë për LSI-në, Edmond Haxhinasto, është shprehur i bindur se opozita e bashkuar do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin ‘Ekopolitikë” ai ka thënë se arsyet janë premtimet e pambajtura dhe mungesa e politikave për të ardhmen e vendit.

Edmond Haxhinasto: Në këtë perudhë fushatash pas qindra takimesh që kemi realizuar kemi parë që ata kanë një vullnet dhe një pozitivizëm që ndryshimi do të ndodh në këto zgjedhje.  Arsyet janë premtimet e pambajtura, një mungesë politikash që e lidhin shtresën e qytetarëve me të ardhmen e vendit, nuk ka një trajtim të drejtë nga politikat që bën qeveria. Ka një përceptim shumë negativ për pandeminë. Presin që vaksinimi të trajtohet si një detyrim dhe jo si një favor. Diçka që ka ndikuar është përceptimi që opozita e bashkuar, është një forcë që me bashkëpunimin e tyre do të krijojnë një fitore të pastër. Këta janë disa elementë që i shikojmë te qytetarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here